Maqedoni
Ohër, situata epidemiologjike e rënduar, po stabilizohet
22.04.2021 14:17
Situata e rënduar nga pandemia në Ohër po stabilizohet....

Situata e rënduar nga pandemia në Ohër po stabilizohet. Punonjësit shëndetësorë në spitalin e Ohrit konsiderojnë se vala e tretë e pandemisë ka qenë më e rënda që nga fillimi, por tani është duke u qetësuar, numri i të infektuarve dhe të shtruarve në spital po zvogëlohet dhe situata është nën kontroll.
“Sipas llogaritjeve të ambulancave, po zvogëlohet numri i personave që pranohen, ndërsa po rritet numri i personave që lëshohen, shpresoj që ky trend të vazhdojë dhe me vaksinimet deri në fillim të sezonës të kemi arrit në një nivel të kënaqshëm.”, tha Goran Balevski, drejtor i spitalit të Ohrit.
Vala e tretë e pandemisë në Ohër do të mbahet mend sepse edhe shumë të rinj ishin të shtruar në spital dhe me pamje të rëndë klinike.
“Kjo valë ishte me pacientë shumë më të rinj, mjaft pacientë me mbështetje të oksigjenit dhe pacientë me ventilim jo-mekanik. Konsumi i madh i oksigjenit. Dhe tani kemi një pacient më të ri i cili ka rreth 35 ditë në spitalin tonë. Ky është një virus që askush nuk mund ta parashikojë.”, tha Balevski.
Strugë, gjendja me pandeminë, vazhdon të jetë stabile
Në spitalin e Strugës vazhdon të jetë stabile, ndërsa ka filluar me punë edhe spitali modular, sepse reparti intern do të funksionojë edhe për pacientë të tjerë, përveç atyre Covd.
“Ne kemi hapur edhe dhoma të tjera të cilat do të funksionojnë për trajtim të sëmundjeve internistike dhe në këtë aspekt kemi ardhur në një përfundim që të kemi edhe shëbrime të tjera, të cilët në bazë të pajisjeve dhe hapësirës, spitali jonë ka mundësi, për ti përballu dhe për ti dhënë shërbime të gjithë pacientëve.”, tha Armend Arsllani, drejtor i spitalit të Strugës.
Aktuslisht në spitalin e Ohrit ka 100 pacientë të shtruar, ndërsa në spitalin e Strugës në repartin intern dhe spitalin modular ka të shtruar 19 pacientë.
ILMIE ZHAKU
