Maqedoni

LSDM: Masat ekonomike stabilizojnë ekonominë

22.04.2021 14:42

Pakot e masave ekonomike japin rezultat. Ato sigurojnë stabilizim të ekonomisë dhe kthimin e rritjes pozitive ekonomike....

Pakot e masave ekonomike japin rezultat. Ato sigurojnë stabilizim të ekonomisë dhe kthimin e rritjes pozitive ekonomike, thonë nga LSDM. Sipas partisë në pushtet, me pakon e gjashtë të masave ekonomike përfitime do të kenë 10.000 kompani dhe afro 60.000 të punësuar. 
 
“Të gjithë gastronomëve do tu mbulohen 30% të të hyrave, ndërsa kjo vlerë do të llogaritet si mesatare e të ardhurave mujore mesatare të vitit 2019 dhe 2020, ku do të aplikohen ditët në të cilat këto veprimtari kanë qenë të mbyllura. Të gjitha objektet e regjistruara të hoteleve do të fitojnë 15.200 denarë ndihmë financiare për punonjësit.”, tha Kostadin Kostadinov nga LSDM.
 
ERSAN PAJAZITI