Maqedoni
Gjendja në spitale, 924 pacientë në 24 orë, 48 vetëm në Shkup
22.04.2021 15:02
924 pacientë pozitivë dhe të dyshuar janë shtruar në 24 orët e fundit në qendrat kovid në spitalet në të gjithë vendin....

924 pacientë pozitivë dhe të dyshuar janë shtruar në 24 orët e fundit në qendrat kovid në spitalet në të gjithë vendin. Vetëm në Shkup në 24 orët e fundit u hospitalizuan 48 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm të shtruarve në spitalet Kovid është 1.785 dhe ka rreth 400 shtretër të zbrazët . Më e rënduar situate është në Manastir ku aktualisht ka 129 pacientë, nga 101 në Kumanovë dhe Strumicë, 99 në Prilep, 92 në Veles, 90 në Ohër, 81 në Shtip, 56 në Kavadar, 38 në Tetovë, 36 në Gostivar, 30 në Kërçovë, 29 në Koçan, 24 në Strugë dhe 18 në Gjevgjeli. Në 24 orët e kaluara, 56 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.
Çmimet e spitaleve private, VMRO-DPMNE: Pr/ ligj për rimbursim të diferencës
VMRO ndërkohë paralajmëreon ndryshime në Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, i cili parashikon rimbursimin e ndryshimit në çmim midis spitaleve private dhe atyre shtetërore për pacientët që trajtohen për Covid 19.
"Të gjithë ata që nuk do të jenë në gjendje të pranohen në një institucion shtetëror, të jenë në gjendje të shkojnë në një spital privat, ku do të trajtohen me të njëjtat çmime si në spitalet shtetërore. Gjithashtu, me ndryshimet në Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, ne do t'u sigurojmë qytetarëve me sëmundje kronike dhe sëmundje të tjera, e që janë në listën e pritjes në spitalet shtetërore për më shumë se 60 ditë për një operacion, shërbim tjetër shëndetësor apo diagnostikim, të jetë në gjendje të shkojë në një spital privat dhe të paguajë për shërbimin me të njejtin çmim si në kujdesin shëndetësor shtetëror.", tha Petar Risteski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipe thotë ndërkohë se situata me virusin po qetësohet dhe se kjo mund të vërehet nga numri i rasteve të reja të diagnostifikuar. Megjithatë ai ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë me kujdes maksimal në periudhën që vjen.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
