MASH-i: Komunat të racionalizojnë mjetet për arsim
Komunat duhet të përgatisin plan për racionalizim të mjeteve. MASH-i siguron bllok donacione për komunat, për mirëmbajtje të shkollave...

Komunat duhet të përgatisin plan për racionalizim të mjeteve. MASH-i siguron bllok donacione për komunat, për mirëmbajtje të shkollave, për ngrohje, por jo gjithherë këto mjete janë të shpërndara në mënyrë racionale.
Kjo u theksua në brifingun e sotëm me gazetarë të ministrit të Arsimit, Abdylaqim Ademit.
Sipas tij, në rastin e Kërçovës, me bashkimin e më shumë komunave në një, janë bashkuar të dhënat dhe borxhet, ndërkohë që ky problem pritet të zgjidhet të premten.
Sipas tij, nuk janë të rralla rastet kur dy shkolla me të njëjtat sipërfaqe kanë shuma të ndryshme për naftë. Po ashtu, u potencua se me decentralizim MASH-i nuk ka ingerenca të bëjë kontrollin e punës në shkolla dhe se kjo është në kompetencë të komunave.
Megjithatë, në disa komuna ekzistojnë parregullsi dhe jo vetëm kur bëhet fjalë për naftën apo transportin e nxënësve. Një parregullsi e tillë është rasti me drejtorin e një shkolle, i cili ka nënshkruar marrëveshje për rregullimin e kopshtit dhe oborrit, ndërsa kopsht në atë shkollë nuk ka pasur fare.
MASH-i do të përforcojë kriteret për zgjedhjen e drejtorëve, të cilët duhet të licencohen dhe drejtori nuk do të mund të emërohet nga kolektivi ku ka punuar. Edhe sot, ministrit Ademi ka ripotencuar vendosmërinë e qeverisë për provim shtetëror në kuadër të universiteteve. Ndryshime, ndërkohë do të ketë edhe një këshill për akreditim, i cili tani do të numërojë 9 anëtarë. (Flutura Latifi, TVM2)
