Shekerinska s’kandidon më për nënkryetare, Zaev: Shekerinska vazhdon të jetë mikja ime
Pas paralajmërimit të ministres së mbrojtjes njëherit edhe nënkryetarres së LSDM-së Radmilla Shekerinska...

Pas paralajmërimit të ministres së mbrojtjes njëherit edhe nënkryetarres së LSDM-së Radmilla Shekerinska se nuk do të garojë më për nënkryetare, kreu social-demokrat Zoran Zaev tha se do të respektoj këtë vendim të saj.
Sipas tij, ai bashkarisht me Shekerinskën janë marrur vesh se nevojitet të rifreskojnë pozitat udhëheqëse në parti.
Pa dallim nëse Shekerinska do të jetë në udhëheqsi të partisë apo jo, Zaev tha se do të ketë bashkëpunim të ngushtë me të.
“Ne bashkarisht pranuam ta udhëheqim LSDM-në në një kohë shumë të vështirë. Unë e di që do të vazhdoj të bashkëpunoj me atë. Ajo është mikja ime dhe do të vazhdoj të bashkëpunoj pavarësisht ku do të jetë në të ardhmen, në LSDM ose diku tjetër në shoqëri. Unë, Radmilla dhe një përqindje e madhe e udhëheqësisë jemi marrë vesh se duhet ta rifreskojmë LSDM-në. Këtë ja kemi borgj popullit dhe socialdemokratëve, t’u japim mundësinë edhe njerëzve të rinj, fytyrave të reja” – tha Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
I pyetur se tëheqja e Shekerinskës nga partia do të thotë edhe distancim nga Zaevi, kryeministri tha se për atë duhet të pyetet ajo. Zaev mohoi se ka lidhshmëri mes rastit të Rashkovskit dhe tërheqjes të Shekerinskës nga organet e larta të partisë. “Absolutisht nuk mund të lidhë aspak rastin Rashkovski me Radmilla Shekerinskën. Një nga angazhimet kryesore është që ligji të vlejë njejtë për të gjithë. Nuk ka të paprekur, ashtu siç nuk ka fajtor pa mos me iu vërtetuar fajësia.” – deklaroi Zaev.
Shekerinska dje njoftoi se nuk është kandidate për funksionin e nënkryetares në kongresin e ardhshëm partiak, që do të mbahet më 16 maj. Shekerinska është pjesë e LSDM-së që nga viti 1998. Në periudhën 2002-2006 ka qenë zv/kryeministre kurse në periudhën 2006-2008 ka qenë kryetare e partisë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
