Maqedoni

Këshilli i Prokurorëve, 5 prokurorë në PKOK, Fetai në prokurorinë e lartë

22.04.2021 16:23

Ish prokurorja nga PSP që udhëheqi disa nga lëndët që ishin burim i përgjimeve, përfshi dhe rastin "Monstra"...

Ish prokurorja nga PSP që udhëheqi disa nga lëndët që ishin burim i përgjimeve, përfshi dhe rastin "Monstra", Fatime Fetai, ngrihet në detyrë dhe zgjidhet prokurorore në prokurorinë e lartë në Shkup. Përveç, Fetait, Këshilli i prokurorëve, për prokurorë në prokurorinë e lartë zgjodhi edhe Burim Rrustemin ish prokurorë në PSP iangazhuar në rigjykimin për rastin e Sopotit, Naum Panovski nga PNKOK, Sasha Rajçev, shef i prokurorisë publike dhe Snezhana Bundallevska-Georgievska. Ndërkohë, Prokurorët Lile Stefanova, Artan Ajro dhe Trajçe Pelivanov, të cilët ishin pjesë e ish PSP, si dhe Natasha Pop Trajkova nga PTHP Strumicë dhe Katerina Kollareviq nga PTHP Shkup janë zgjedhur prokuror të ri në Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit me të cilin udhëheq prokurorja Villma Ruskovska.
 
Kolevski, s'kishim ndikime politike gjatë përzgjedhjes
 
Lidhur me avansimin e prokurorëve të lartëpërmendur, Kryetari I Këshillit të Prokurorëve Aco Kolevski ka thënë se nuk ka pasur ndikim politik për zgjedhjen e tyre, pasi që Këshilli ka dy muaj që përgadit këtë seancë.
 
"Se është nominuar dikush nga ndonjë parti politike, Këshilli nuk ka njohuri. Nga ana e antarëve qëndrime dhe mendime politike aspak nuk u absorbuan nga unë e as që ndonjëri nga antarët tha se I është bërë ndonjë ndikim eventual nga parti politike. Ja mua personalisht mund të them se nuk më është bërë as një lloj ndikimi sa I përket zgjedhjes.", tha Aco Kolevski, kryetarë i Këshillit të Prokurorëve.
 
Kolevski njëherit rikujtori se sjellja e vendimeve nuk është vetëm në duar të prokurorëve. Në përbërjen e Këshillit, 6 antarë janë prtokurorë publikë, 4 janë antarë të propozuar nga Kuvendi  dhe 1 antarë sipas funksionit e ai është Kryeprokurori. Kolevski paraprakisht elabori vlerësimet pozitive të kandidatëve të paraqitur.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI