Protestojnë gastronomët, kërkojnë që pakoja e gjashtë të mos vonohet

22.04.2021 17:19

Gastronomot edhe sot protestuan para....

Gastronomot edhe sot protestuan para ministrisë së Finansave. Ata kërkojnë nga Qeveria që masat nga pekata e gjashtë eknomike të arrijë me kohë, kërkojnë t’u ndërpritet edhe obligimi i pagesës së kredive nëpër banka.

Paketa e gjashtë e masave anti-krizë peshon rreth 18 milion euro, nga të cilat 10 milion euro janë për gastronomët dhe 1.4 milion euro janë për agjencitë turistike.

“Është shumë e rëndësishme ta dijmë sa shpejt dhe si do të zbatohet,  dhe çka është edhe më e rëndësishme është të dimë dinamikën kohore kur këto masa do të arrijnë deri tek sektorërt, sepse në të kaluarën të gjithë jemi dëshmitarë të paketës së katërt dhe të pestë të masave që kishte një vonesë të madhe kur në periudhën kur u hartuan masat ishte dicka tjetër, kurse kur u realizuan ishtin krejtësisht ndryshe” – u shpreh Zv.kryetari i Odës së Turizmit dhe Hotielerisë, Martin Angellovski.

Kjo është aryesja pse apelojme që masat të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ne nuk jemi të kënaqur dhe mendojmë se shuma e alokuar për ndihmë për paketën e gjashtë të masave ekonomike nuk është e mjaftueshme. Ne mendojmë se qeveria duhet të rishikojë vendimin e saj për të na ndihmuar sepse agjencitë turistike janë me të vërtetë në një situatë shumë të vështirë” – deklaroi Elvir Sadikoviç nga Shoqata e Guidave Turistike. (Sedat Selimi, TVM2)