Dimitrov në Letoni, RMV duhet filluar bisedimet, BE në test
Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha...

Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e bisedimeve dhe do të ishte dështim shumë - dimensional poqese edhe këtë vit procesi eurointegrues i vendit nuk kurorëzohet me sukses.
Kështu ka dekaruar zv/kryeministri për eurointegrime, Nikolla Dimitrov në takim me homologun etij nga Letonia, Edgards Rinkeviçs.
Dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se nevojitet përmbyllje e procesit të bashkimit të Evropës përmes përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në ombrellën e BE-së.
“Unë u mundova ti them të gjitha argumentet dhe në njëfarë mënyre të ilustroj se përse RMV e vëndon në test BE-në, jo vetëm për vitet e lëshuara në të kaluarën, por edhe për portofolin tonë të reformave si dhe për liderët tanë në çështjet e vështira. Mendoj se do të jetë gabim strategjik nëse edhe këtë vit ne, së bashku me fqinjët tanë dhe miqt nga BE, nuk shpallim sukses të përbashkët” – tha Zv.Kryeministri për Eurointegrime, Nikolla Dimitrov.
Rinkeviçs: Letonia përkrah procesin euro-integrues
“Besoj se është koha që edhe formalisht të fillojë procesi me konferencën e parë ndërqeveritare. RMV tash është anëtare e plotfuqishme e NATO-s. Është partnere e shkëlqyer në çdo aspekt, dhe është në harmoni me politikën e jashtme të përbashkët me BE-në. Sinqerisht shpresoj se Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 28-të e BE-së” – tha Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgards Rinkeviçs.
Dimitrov është takuar edhe me zyrtarë të tjerë të Lituanisë ndërsa do të takohet edhe me poltikanë nga vendet tjera baltike. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
