“Covid 19”, 39 viktima, 603 raste të reja, 641 të shëruar
22.04.2021 17:45
Në 24 orët e fundit është shënuar....

Në 24 orët e fundit është shënuar rënie e numrit të infektuarve në Maqedoninë e Veriut.
Nga 2 596 tamponë të kryer, 603 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19. Janë shëruar 641 pacientë, ndërsa janë regjistruar 39 viktima.
Numri më i madh i tyre në Shkup, ndërsa në Tetovë, Kavadarc, Ohër dhe Strumicë janë regjistruar nga 3 viktima.
