Koalicioni ASH dhe AlternAtivA kërkojnë dorëheqje nga Filipçe dhe Hasani
Koalicioni ASH dhe Alternativa...

Koalicioni ASH dhe Alternativa kërkojnë dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij Ilir Hasani për shkak të ngadalësimit të vaksinimit të popullsisë.
Thënë se po bëhemi vendi i parë më vdekshmëri në Europë, ndërsa i fundit për vaksinim. Me këtë tempo siç ka filluar, Maqedonia e Veriut për imunizimin e plotë të popullatës në vendin tonë do të duhet të presim edhe 10 vjet të plota.
“Duke mbetur në mëshirë të fatit, pra pas asnjë mbështetje nga Qeveria, qytetarët kanë filluar ta bëjnë betejën me pandeminë Covid 19 kush si gjendet: dikush shkon në Serbi për vaksinim e dikush në Shqipëri. Kjo edhe është arsyeja që koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA i mban përgjegjës për këtë drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, ministrin Venko Filipçe dhe zëvendësin e tij, Ilir Hasani, të cilët janë emrat e përveçëm të këtij dështimi dhe të kësaj tragjedie të numrave të vdekjeve dhe infektimeve në RMV. Prandaj, dorëheqja do të ishte gjëja më e vogël që ata mund ta ofrojnë, që së paku moralisht të shpresojnë për shfajësim” – u shpreh Hysni Ismaili nga Koalicioni ASH – AlternAtivA.
