SHBA, do të përgjysmojë emetimet e gazrave deri më 2030
SHBA-ja është zotuar të ulë emetimet e karbonit...

SHBA-ja është zotuar të ulë emetimet e karbonit me 50-52% nën nivelet e vitit 2005 deri në vitin 2030.
Ky zotim i ri, do të shpallet në samitin virtual të 40 udhëheqësve globalë. Njoftimin do ta bëjë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në hapje të samitit. Bisedimet mbahen më 22 prill në Ditën e Tokës.
"Vendimi do të sfidojë botën në kuadër të ambicieve për luftimin e ndryshimit të klimës", tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Takimi dy-ditor shihet si një përgatitje e rëndësishme përpara konferencës së ardhshme të krizës klimatike që e organizojnë Kombet e Bashkuara, dhe e cila do të mbahet në Glasgou në muajin nëntor.
Amerikanët shpresojnë që plani i tyre ambicioz i ri do të inkurajojë Kinën, Indinë dhe të shpallin planet e tyre para takimit vendimtar në Glasgou.
