Neziri: Nuk ka pasur rieksport drejt Rusisë
26.11.2014 14:50
Qeveria ka konstatuar se eksportuesit nga Maqedonia nuk e kanë shkelur embargon evropiane për Rusinë...

I gjithë eksporti i prodhimeve bujqësore nga Maqedonia përbëhet prej prodhimeve të Maqedonisë, thotë ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.
Ai pret që rasti të mbyllet menjëherë pasi Rusia të pranojë konkluzionet e Komisionit për Hetimin e Akuzave ruse për rieksportin e prodhimeve bujqësore evropiane nga Maqedonia në Rusi.
"Konkluzionet tona do t'i dorëzojmë deri te Federata ruse, që të bëhet krahasim me konkluzionet e tyre dhe presim sa më shpejt ky rast të mbyllet"- tha ministri Neziri.
