Dita botërore e planetit Tokë, Veliu: Duke ndryshuar veten, kemi ndryshuar botën
“Ta rikonstruojmë Tokën’ ....

“Ta rikonstruojmë Tokën’ është motoja me rastin e ditës ndërkombëtare të Planetit Tokë, e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe nivelit të njohurive për ruajtjen dhe promovimin e mjedisit jetësor, Aktivistë të OJQ “Go Green” theksojë pasojat nga ndotja e ujit, ajrit, tokës, si dhe nga shterimi i lëndëve të para energjetike në planetin tokë.
“Të mblidhemi bashkë dhe të bëhëmi shembull për të gjithë qytetarët që do të na shohin,tu tregojmë të tjerve se ne kemi vlera dhe kjo është toka që të gjithë bashke e kemi., të tjerët do na ndjekin pas. Cdo ditë është dita e tokës dhe jo vetëm në këtë ditë të jemi të ndërgjegjëshëm por cdo ditë është e rëndësishme, prandaj duket të kujdesemi. Duhet të jemi vetëkritik dh eta ndryshojmë fillimisht veten , pastaj të tjerët” – tha Naser Veliu, Ambasador i ri për ndryshime klimaterike.
Dita Botërore e Planetit Tokë – 22 prilli për here të parë u shënua në vitin 1970 në SHBA, ndërsa nga viti 1992 shënohet si ditë botërore. Sot, këtë ditë e shënojnë 175 vende të botës, përfshirë këtu edhe vendin tone. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
