Maqedoni

Parashikimi i motit

23.04.2021 09:08

Moti do të jetë me vranësira dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut....

Moti do të jetë me vranësira dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të ketë më shumë reshje në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 10, ndërsa maksimalja nga 11 deri në 17 gradë.
 
Në Shkup me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë rreth 9, ndërsa maksimalja do të arrijë 15 gradë Celsius.
 
Gjatë tërë ditës nuk pritet të ketë ndryshim të motit por i njejtë do të jetë moti edhe gjatë ditës së nesërme, por me temperatura më të ftohta se sot.
 
Nga dita e diel pritet përmirësim i ndjeshëm i motit.