Maqedoni
Vazhdon procesi i imunizimin, deputetët vaksinohen sot me “Sputnik 5”
23.04.2021 10:56
Prej orës 10:00 në Sallën Sportive Boris Trajkovski po vaksinohen deputetët....

Prej orës 10:00 në Sallën Sportive Boris Trajkovski po vaksinohen deputetët. Deputetët do të pranojnë vaksinën Sputnik V. Ministria e Shëndetësisë, thotë se vaksinimi i deputetëve dhe punonjësve të Kuvendit është thelbësor për funksionimin normal të Shtëpisë ligjvënëse.
"Shërbimet e Kuvendit e kanë kryer fazën e parë. Ndërkohë që imunizimi i deputetëve fillon sot, dhe më pas do të pasoj edhe doza e dytë, pas çka presim që kah mesi i majit të stabilizohet edhe puna e Kuvendit dhe t’i kthehemi normalitetit. Unë si kryetar i Kuvendit kamë dorëzuar listën me 120 deputetë, më pas është vendim i secilit që të vendos nëse do të vaksinohet ose jo.", tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
“Sot vaksinohen deputetë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deputetët do të vaksinohen me vaksinën Sputnik V. Në ndërkohë rrjedhe edhe procesi i imunizimit të personave në moshë. Qëndrimi jonë është se do të vazhdojmë me procesin e imunizimit dhe kjo do të rrjedh në bazë të moshës.", tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
Në sallën “Boris Trajkovski po zhvillohet edhe vaksinimi i të moshuarve prej 73 dhe 74 vjeç, ndërsa në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin po vaksinohen qytetarët më të moshuar se 74 vjeç. Javën e ardhshme, me mbërritjen e dozave të reja të vaksinave, do të ketë një ndryshim në renditjen e përparësive dhe kalimin e grupeve me prioritet ose nën-prioritet nga një fazë e vaksinimit në një tjetër. Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët të cilët dëshirojnë të vaksinohen të regjistrohen në “vakcinacija.mk”.
