Botë
Tentuan të prishnin grumbullimet për iftar, përleshje në Jerusalem, mbi 100 të lënduar
23.04.2021 11:25
Policia izraelite dhe protestuesit palestinezë u përballën në Jeruzalem mes një demonstrate antiarabe të organizuar...

Policia izraelite dhe protestuesit palestinezë u përballën në Jeruzalem mes një demonstrate antiarabe të organizuar nga grupi izraelit i ekstremit të djathtë Lehava të Enjten në mbrëmje
Mbështetësit e Lehava-s, marshuan drejt Portës së Damaskut në Jeruzalem, në një protestë anti-Arabe të planifikuar.
Sipas mediave lokale, grupi synonte të prishte mbledhjet pas iftarit, prishjen e agjërimit të ditës gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit në zonën e Portës së Damaskut, në anën veriore të Qytetit të Vjetër të Jeruzalemit. Policia u përpoq të mbante larg grupet kundërshtare, por u përfshi në përleshjet mes aktivistëve hebrenj të ekstremit të djathtë dhe kundër-protestuesve palestinezë.
Sipas “Times of Israel”, mbi 100 palestinezë dhe rreth 20 oficerë u plagosën gjatë përleshjeve, ndërsa policia izraelite hapi zjarr me granata tymuese dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit, të cilët, nga ana tjetër, lëshuan fishekzjarre drejt tyre.
