Maqedoni
Dimitrov në Lituani: Mbështetje e fortë për fillimin e negociatave
23.04.2021 11:52
Zëvendës Kryeministrit për Çështjet Evropiane Nikola Dimitrov, pas vizitës së djeshme në Letoni...

Zëvendës Kryeministrit për Çështjet Evropiane Nikola Dimitrov, pas vizitës së djeshme në Letoni, vazhdon sot në Nituani me turneun e tij Baltik.
Çdo joefektivitet i mëtejshëm i perspektivës evropiane të rajonit dhe pasiguria e qëllimeve të BE-së, krijon një vakum që mund të plotësohet nga aktorë të tjerë globalë dhe minon rolin e Be-së në skenën ndërkombëtare, duke fituar kështu dimensione të sigurisë. Kjo u tha në takimin e sotëm në Vilnius mes Dimitrovit dhe Kryeministres Lituaneze Ingrida Shimonite.
Bashkëbiseduesit ranë dakord që çështja e fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim të plotë në BE ka pasoja të forta rajonale dhe implikime gjeopolitike. Kryeministrja Shimonite theksoi se Lituania do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Dje, gjatë takimeve në Parlamentin në Riga, Dimitrov mori një mesazh nga deputetët Letonezë se çdo shtyrje e mëtejshme e negociatave të pranimit me Maqedoninë dërgon një sinjal demoralizues për vendet e Ballkanit Perëndimor.
