Botë

Indi 13 viktima nga një zjarr në një spital Covid

23.04.2021 12:42

Një zjarr i madh përfshiu terapitë intensive në një spital në Indinë perëndimore....

Një zjarr i madh përfshiu terapitë intensive në një spital në Indinë perëndimore.
 
Sipas mediave vendase të paktën 13 persona që po trajtoheshin kundër virusit korona humbën jetën. Flakët shpërthyen në katin e dytë të spitalit dhe u përhapën me shpejtësi për shkak të rrjedhjes së verifikuar në një prej bombolave të oksigjenit. Ky është incidenti i dytë i të njejtit lloj brenda javës. India për momentin po përjeton atë që mediate kanë cilësuar si një tsunami infektimesh nga vala e dytë e pandemisë. Gati 315 mijë raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit shifra më e lartë ditore e regjistruar deri më tani në botë.
 
Vdekjet u rritën me 2104, bilanci më tragjik në vend, që prej shpërthimit të pandemisë. Situata në spitale është e mjerueshme, dhe mungesa e oksigjenit shton shqetësimet për kolaps të mundshëm të sistemit shëndetësor. Kufomat po digjen në krematoriume. Rrjetet sociale në Indi janë mbushur me thirrje për ndihmë. Një problem madhor mbetet tejmbushja e spitaleve, me turma njerëzish, në pritje të lirimit të ndonjë vendi. Rritja e numrit të infektimeve i atribuohet mungesës së protokolleve të sigurisë, një festë tradiconale me miliona pjesëmarrës, varianteve të reja të virusit e gjithashtu tubimeve elektorale për zgjedhjet