Botë

Rusia tërhiqet nga kufiri me Ukrainën

23.04.2021 13:49

Rusia nisi të premten tërheqjen e trupave nga kufiri lindor i Ukrainës...

Rusia nisi të premten tërheqjen e trupave nga kufiri lindor i Ukrainës, në përpjekjen për të shtensionuar situatën mes dy vendeve.
 
Ministria e Brendshme ruse njoftoi se operacioni do të përfundojë brenda 1 majit.
 
Mbi 100 mijë trupa, tanke, avionë luftarakë dhe luftanije ruse janë dislokuar prej javësh në gadishullin e Krimesë dhe më afër Ukrainës.
 
Presidenti rus, Vladimir Putin, iu përgjigj të enjten ftesës së homologut ukrainas, Volodimir Zelenski, për t'u takuar bashkë.
 
"Lidershipi aktual i Ukrainës ka ndërmarrë shumë hapa për t'i shkatërruar raportet ruso-ukrainase. Nëse presidenti Zelenski do që t'i rindërtojmë ato raporte, është i mirëpritur në Moskë, në kohën e përshtatshme për të."