Maqedoni

Lituani, Dimitrov takime me krerët shtetërorë

23.04.2021 15:01

Çdo mosefikasitet i ardhshëm i perspektivës evropiane dhe pasiguria e synimeve të BE-së...

Çdo mosefikasitet i ardhshëm i perspektivës evropiane dhe pasiguria e synimeve të BE-së, krijojnë vakuum që mund të  plotësohet me aktorë të tjerë global dhe minon rolin e BE-së në skenën ndërkombëtare, duke fituar kështu dimensione të sigurisë. Kjo u tha në takimin mes zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, dhe kryeministres së Lituanisë, Ingrida Shimonite. Në këtë temë Dimitrov ka diskutuar edhe me ministrin e punëve të jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.
 
“Ne nga Ballkani kemi për të mësuar shumë nga vendi dhe rajoni juaj, nga eksperienca juaj, pasi vite me radhë jeni pjesë e BE-së, ndërsa ne jemi në grupin e vendeve që presin. Problemi më i madh  ishte çështja e emrit me Greqinë, por me Marrëveshjen e Prespës ne bëmë progres të mirë, duke u bërë praktikues më të mirë të demokracisë evropiane. Por, tani për shkak të natyrës drastike të çështje tonë, mendoj se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut tani është test për kredibilitetin e BE-së.”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.
 
Zyrtarët lituanez në takimet me zëvendëskryeministrin Dimitrov u pajtuan se çështja e fillimit të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në ka edhe ndikim të fuqishëm rajonal.
 
SANIJE DURAKU