Shkup, zënka banale përfundon me nxjerrje thikash

26.11.2014 15:14

Autori i therjes me thikë është larguar fillimisht në drejtim të panjohur, por më pas është kapur dhe i është gjetur edhe thika e përdorur......

Në Shkup, zënka banale mes nxënësve ka përfunduar keq për njërin prej tyre. Incidenti ka ndodhur para një furre në afërsi të Qendrës Tregtare “Leptokaria” në Shkup, kur pas një zënke midis nxënësve të shkollës së mesme “Zdravko Cvetkovski”, njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka therë bashkëmoshatarin e tij nga fshati Gërçec i Shkupit.

Fëmija i plagosur me thikë menjëherë është transportuar në Klinikën e Shkupit.

Autori i therjes me thikë është larguar fillimisht  në drejtim të panjohur, por më pas është kapur dhe i është gjetur edhe thika e përdorur.