Maqedoni

Gjykata Themelore e Prishtinës refuzon ekstradimin në RMV të Afrim Ismailoviqit

23.04.2021 16:02

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Afrim Ismailoviqit, i dënuar në rastin “Monstra”. 
 
Në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës thuhet se: “Refuzohet kërkesa për ekstradim e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës. Nuk lejohet ekstradimi i Afrim Ismailoviqit nga Republika e Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shkak se kërkesa për ekstradim ishte refuzuar me vendimin e formës së prerë të gjykatës”.
 
Gjykata e Prishtinës për këtë vendim thirret në Artikullin 50 të Kapitullit për të drejtat themelore të Bashkimit Evropian, ku thuhet se: “Askush nuk është i detyruar të gjykohet ose dënohet përsëri në procedurë penale për një vepër për të cilën ai ose ajo tashmë është liruar ose dënuar përfundimisht”.
 
Afrim Ismailoviç dhe Alil Demiri të dënuar me burg të përjetshëm nën akuzën për terrorizëm lidhur me rastin Mostra, u arratisën në vitin 2012.