Botë
Situatë alarmante në Indi, mungon oksigjeni për Kovid pacientët
23.04.2021 16:17
Sistemi shëndetësor në Indi është në kolaps, mes numrit të lartë të rasteve dhe viktimave...

Sistemi shëndetësor në Indi është në kolaps, mes numrit të lartë të rasteve dhe viktimave, autoritetet kanë bërë thirrje për ndihmë për shkak të mungesës së oksigjenit, shtretërve, ilaçeve thelbësore si edhe testeve. Njëzet e pesë familje në kryeqytetin e Indisë, Delhi, u zgjuan këtë mëngjes me lajme të hidhura së të paktën një person i afërt kishte humbur jetën nga Covid për shkak të mungesë së oksigjenit. Siç njoftojnë mediat ndërkombëtare, shumë të prekur nga virusi po vdesin derisa presin për të marrë trajtim.
Spitalet po përpiqen të akomodojnë pacientë që vuajnë nga mungesa e oksigjenit apo edhe të mbajnë gjallë ata që patën fatin të gjenin një shtrat. Edhe shtatë muaj më parë, India ka pasur mungesa të oksigjenit, por këtë herë situata është edhe më e keqe. Në mes të valës së dytë të Indisë, gati 90% e furnizimit me oksigjen të vendit, apo 7,500 ton metrikë, çdo ditë po përdoret për përdorim mjekësor, ndërsa numri i rasteve ditore të personave të infektuar arrin në më shumë se 300 mijë persona.
