Kovid-19, 33 të vdekur, 489 të infektuar e 905 të shëruar
23.04.2021 16:51
Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët....

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit flet për 33 të vdekur dhe 489 të infektuar nga Kovid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nga 2.841 teste të kryera janë regjistruar 489 raste të reja me Covid-19.
Në ndërkohë, nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 905 pacientë, derisa betejën me Covid-19 e kanë humbur 33 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 149 mijë e 710 raste, prej të cilëve 127 mijë e 139 janë shëruar, kurse 4.628 kanë vdekur.
Vendi aktualisht numëron 17 mijë e 943 raste aktive me Kovid-19.
