Von Der Leyen: Deri në korrik, vaksina për 70% të popullsisë në BE
Bashkimi Evropian do të sigurojë doza....

Bashkimi Evropian do të sigurojë doza të mjaftueshme për të imunizuar 70 për qind të personave të moshës së rritur deri në fund të korrikut, ka deklaruar, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Unë besoj se deri në korrik do të kemi doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70 për qind të të gjithë të rriturve në BE”, tha von der Leyen, në një fabrikë që prodhon vaksinën Pfizer/BioNTech, edhe pse më parë ajo kishte përmendur fundin e muajit shtator.
Ajo paralajmëroi se në ditët e ardhshme blloku evropian do të arrijë një kontratë të re me kompaninë Pfizer/BioNtech për sigurimin e një shtese prej 1.8 miliardë dozave të vaksinës gjatë vitit 2020 dhe 2023.
Ndërkohë, Komisioni Evropian po harton plane për të ndërmarrë veprime ligjore kundër AstraZenecas, për dështimin e saj në përmbushjen e objektivave të shpërndarjes së vaksinave.
