Maqedoni

Vratnicë, pllakë përkujtimore për viktimat amerikanë

26.11.2014 15:54

Ambasadori amerikan, Paul Uolers dhe ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, kanë përuruar sot pllakën përkujtimore në nderim të viktimave...

Ambasadori amerikan, Paul Uolers dhe ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, kanë përuruar sot pllakën përkujtimore në nderim të viktimave nga rrëzimi i avionit amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pllaka përkujtimore u shpalos në fshatin Vratnicë, në rrethinën e Tetovës, ku supozohet që në gusht të vitit 1944, të jetë rrëzuar një avion bombardues amerikan.

Si pasojë, pjesa më e madhe e ekuipazhit ka humbur jetën dhe vetëm dy nga pjesëtarët e tij kanë mbijetuar.

Pllaka përkujtimore është vendosur në kujtim të viktimave dhe të banorëve të fshatit, të cilët u kishin dalë në ndihmë të mbijetuarve dhe kishin varrosur viktimat.