ASh-Alternativa: Propozim ligji për shtetësi është gati

23.04.2021 18:59

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa....

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e ka përpiluar propozim Ligjin për Shtetësinë dhe të njëjtin pritet që gjatë ditës së hënë t’ia dorëzojë grupit parlamentar të LSDM-së.

Pasi teksti të jetë shqyrtuar nga shumica parlamentare, propozim ligji do të proceduohet për miratim në kuvend ka deklaruar deputeti i këtij koalicioni, Elmi Aziri, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë edhe për takim mes liderëve të koalicionit me kryeministrin Zaev.