Maqedoni

Migrimi i Struganëve, ëndërra për një jetë më të mirë zbraz qytetin

24.04.2021 13:52

Ëndërra për një jetë më të mirë dhe të lumtur ka zbrazur qytetin e Strugës dhe rrethinën...

Kohëve të fundit një numër I madh, kryesisht të rinjsh janë larguar nga shtëpitë e tyre për të shkuar drejt Evropës. Vendet më të dëshirueshmë për të migruar janë Gjermania, Itali, Zvicra dhe Austria. Sipas analizës së shoqatës për përfshirjen e integrimit multikulturor, pandemia ka ulur procesin e migrimit.
 
Por sondazhet tregojnë se një numër I madh I banorëve të Strugës, planifikojnë të largohen drejt vendeve evropiane, sapo të stabilizohet situata. 
 
“Tani kemi pak qetësi para stuhisë. Kemi të rinj që duan të largohen, aplikojnë, kontaktojnë më agjencione, mësojnë gjuhën gjermane dhe presin momentin që të kalojë pandemia dhe të ikin”, u shpreh aktivisti civil Vahid Memedi.
 
Edhe pse largohen nga vendlindja, mërgimtarët nuk I humbin lidhjet me vendin e tyre. Në fshatrat e Strugës, ata ndërtojnë shtëpi ku vijnë edhe për pushimë dhe kjo është një shpresë që disa prej tyre planifikojnë të kthehen në vendlindje. 
 
"Ata nuk e humbin identitetin e tyre, ndjenjën për atdheun, ndërtojnë shtëpi të bukura në qytetin e Strugës dhe në fshatra. Kemi numër të madh të rasteve të tilla, në fshatin Veleshtë, të cilin nuk mund ta trajtojmë si fshat sepse ngjan si një qytet. Është një nxitje për tu rikthyer”, theksoi Memed.
 
Arsyet kryesore për migrimin e banorëve nga vendi ynë janë gjendja ekonomike, pagat e ulëta, mënyra e jetesës, si dhe mosvlersimi I fuqisë punëtore dhe arsimimit, prandaj edhe një pjesë e madhe e të arsimuarve dhe me aftësi të mira largohen.
 
ILMIJE ZHAKU