Botë

Covid 19 në botë: India me shifër rekord të infektuarish, Gjermania shtrëngon masat anti-covid

24.04.2021 14:18

Imunizimi dhe masat restrektive edhe më tej nuk japin rezultatet e duhura në luftën kundër pandemisë me kovid 19...

Numri I të infektuarve me koronavirusin e ri edhe më tëj po rritet, sistemet shëndetsore tek disa shtete janë afër kolapsit. Mes tyre është edhe Indija ku u regjistru një shifër rekorde prej 332 mijë përsonave të infektuar vetëm për një dit.  Pacientët  të dëshpëruar për ndihmën, kurse të afërmit e tyre të revoltuar e akuzojnë personelin mjekësor për moskujdesje ndaj të sëmuarve. 
 
"Pres nga ora 10, në asnjë spital nuk e pranojnë. Deri tash kemi provuar te katër spitale por vetëm na dërgojnë në vende tjera".
 
Nuk kemi oksigjen, nuk kemi krevate, nuk kemi asgjë. Edhe nëse kemi krevate nuk kemi oksigjen të mjaftueshëm dhe raspirator", shprehen qytetaret e anketuar.
 
Në Vietnam janë hapur spitale në teren. Pjesë e tyre do të shfrytëzohen si qendra për karantin për ata që vijnë nga Kamboxha.
 
"Ne po përpiqemi të krijojmë një spital të tillë sa më shpejt që të mundemi, ne presim një rritje të numrit të Vietnamezëve që kthehen nga Kamboxha. Ne do të mobilizojmë të gjitha forcat që kemi në dispozicion", theksoi doktor Mitali Agravall nga Nju Delhi.
 
Për herë të parë pas dhjetë muajve Israeli pa asnjë rast të vdekjeve nga kovid 19 në një ditë. Numri i njerëzve të infektuar rishtas është ulur që nga janari. Izraeli është një udhëheqës botëror në shkallën e vaksinimit, mbi 53% e qytetarëve tashmë kanë marrë dy doza.
 
Pas një pauze të gjatë në Shtetet e Bashkuara vazhdon të përdoret vaksina Johnson & Johnson, kurse Agjencia Evropiane e Barnave tha se përfitimet e vaksinës Astra zeneka janë më të mëdha se sa rreziqet.
 
Në Gjermani, masat më të rrepta u aktivizuan në mesnatë, duke përfshirë ndalimin e lëvizjes midis orës 10 dhe 5 të mëngjesit në vendet me një incidencë shtatë ditore më të lartë se 100 infeksione të reja për 100,000 banorë. Në botë dëri më tani kanë vdekur mbi 3 milion njërëz nga kovid 19.
 
SEDAT SELIMI