Basketboll

Carry bombardon Golden State Warriors

26.11.2014 15:57

Në ndeshjen Miami Heat - Golden State Warriors, Stephen Curry, ishte i pa ndalshëm mbrëmë...

Performanca fenomenale e Curryt, sidomos nga vija e treshit, që shënoi tetë herë nga njëmbëdhjetë gjuajtje, luajti rol të rëndësishëm në fitoren e Golden State, kundër Miami Heatit, me rezultat 114-97.
 
Luftëtari Stephen Curry, në total luajti me 40 pikë, 7 asistime, 6 kërcime e 3 topa të vjedhur, i cili shkëlqeu në Florida, derisa u ndihmua edhe nga partneri i tij Klay Thompson me 24 sosh.
 
Në anën tjetër, 26 pikët dhe 9 kërcimet e Chris Boshit, nuk mjaftuan për Miami Heatin, për ta ndalur Curryn. Golden State, me këtë e regjistroi fitoren e 11-të, të cilët i kanë vetëm dy humbje, ndërsa Miami ka bilanc prej 8 fitoreve e 7 humbje.
 
Atlanta Hawks regjistroi një fitore të rëndësishme në NBA, pasi mundi 106-102 Washington Wizards, duke përmbysur rezultatin në pjesën e dytë të ndeshjes.
 
Deri te kjo fitore Atlanta erdhi falë dy lojtarëve të ardhur nga bankina Mike Scott dhe Shelvin Mack, që ndryshuan fatin e ndeshjes.