Maqedoni

Digjitalizimi i librave, Carovska: Nuk është trend por nevojë

24.04.2021 15:09

Reforma për digjitalizimin e librave është në favor të nxënësve, vlerëson Ministrja e Arsimit Milla Carovska...

Reforma për digjitalizimin e librave është në favor të nxënësve, vlerëson Ministrja e Arsimit Milla Carovska. Sa i përket peticionit Libra dhe mësim me prani fizike nga shtatori të cilin deri më tani e kanë nënshkruar 11.600 qytetarë , ministrja Carovska thotë se prindërit janë sjell në konfuzion se në të  ardhmen nuk do të ketë libra. 

 
"Absolutisht kjo është pasqyrë e gabuar të cilën dikush dëshiron ta vendos dhe është interesante se në grupet e prindërve ka edhe struktura partiake. Prandaj u bëj thirrje prindërve të informohen, detajisht ti ndjekin përgjigjet që plasohen nga Mash dhe të mos bien pre e manipulimeve nga grupe të caktuara. Digjitalizimi nuk do të thotë se fëmijët tërë ditën do ta kalojnë para paisjeve elektronike, sepse idea është që nxënësit më shumë kohë të kalojnë në shkollë dhe detyrat e shtëpisë të bëhen në shkollë", u shpreh ministrja e arsimit Milla Carovska. 
 
Sipas Carovskës printimi i librave për nxënësit që nuk duan të mësojnë me kompjuter do të bëhet nga prindërit e tyre. Shkollat kanë për deytrë të printojnë librat për kategoritë sociale të nxënësve. 
 
Koncepti i ri i arsimit fillor, fillon trajnimi i arsimtarëve
 
Carovka më tej shtoi se ka filluar edhe trajnimi i 44 arsimtarëve të cilët do të duhet ti trajnojnë arsimtarët tjerë për zbatimin e konceptit të ri për arsim fillor, për klasat e para dhe të katërta.
 
Risi tjetër do të jetë se arsimtarët do të punësohen për kohë ta pacaktuar ,ndërsa me këtë koncept do mund të  kemi arsimim më cilësor ne priudhë prej gjashtë vjetësh. 
 
"Kjo reformë për herë të pare e vendos nxënësin dhe fëmijën në qendër, por kujdesi i mësimdhënësit është i patjetërsueshëm sepse asnjë koncept, asnjë programë arsimore nuk mundet të jetë i mirë nëse arsimtarët nuk janë të trajnuar sa duhet dhe të motivuar", theksoi Carovska.  
 
Sa I përket fillimit të vitit të ardhshëm shkollor Carovska thotë se prindërit dhe nxënësit në kohë do të informohen se si do të zhvillohet mësimi nga 1 shtatori. Sipas Mash prioritet tani është mbarimi i vitit shkollor dhe realizimi i  maturës shtetërore. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI