Maqedoni

VMRO-DPMNE: Drejtoria e librave amë ka abuzuar me tenderët

24.04.2021 15:35

VMRO-DPMNE ka akuzuar drejtorinë e librave amë se për dy vite ka harxhuar 1.5 milion euro për hardver...

VMRO-DPMNE ka akuzuar drejtorinë e librave amë se për dy vite ka harxhuar 1.5 milion euro për hardver, softwer dhe digjitalizim, kurse tenderët I kanë fituar kompani të sapoformuara.
 
NGA VMRO bëjnë thirrje që Komisioni për Antikorupcion dhe Prokuroria Publike të hetojnë rastin. 
 
”Në të njejtën ditë kur drejtoria për evidentimin e librave amzë ka lidhur kontratën gjysëm milionshe me firmën e sapoformuar NOVATEKINF, ka lidhur kontratë edhe për furnimizim me softver në vlerë prej 11.5 milion denarë respektivisht rreth 200 mijë euro me kompaninë AUKTA. Njejtë si dhe me rastin e NOVATEKINF, ashtu edhe AUKTA është kompani relativisht e re e cila është ofertuesi i vetëm në tender dhe çmimi është afërsisht i njejtë me vlerësimin e kontratës. Me këtë për softwer, hardver dhe digjtalizim të drejtorisë së lirave amë ka harxhuar 1.5 milion euro për dy vite dhe tenderët I kanë fituar kompani të cilat janë formuar para shpalljes së tenderit”, u shpreh Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.