Maqedoni

Covid: Infektimi pas pranimit të vaksinës, vaksina kontrollon virusin, pas dozës së dytë, efikasiteti i vaksinës është 90%

24.04.2021 18:11

Thumbim në krahë për shëndet të gjatë, kështu infermierja nga reparti intern Marija Naumova...

Thumbim në krahë për shëndet të gjatë, kështu infermierja nga reparti intern Marija Naumova, e ka shikuar mundësinë për pranimin e dozës së parë nga vaksina Pfizer dhe Biontek më 23 shkurt. Maksimalisht e kujdesëshmë  për 3 javë e ka pritur edhe dozën e dytë.
 
Por pas disa ditëve I është ngritur temperature ndërsa testi ka treguar se është pozitive me virusin korona.Marija kujtohet në moment të rrezikut kur as maska që ka mbajtur nuk ka ndihmuar e për të cilën është pothuajse e sigurtë se i ka ndodhur infektimi.
 
"Pacientja pranohet në repart,megjithatë diagnozën e kishte si dobësim I zemrës. Unë shkova ti aplikoj terapi ndërsa pacientja nga që ndiheshte keq dhe ngulfateshe ajo u kollit para meje", u shpreh infermierja Marija Naumova.
 
Sëmundjen e kaloi me pasqyrë të mesmë gjëgjësisht të rëndë shëndetësorë ,e mbuluar me terapi të vitaminave dhe antibiotik. Është e bindur se vaksina I ka ndihmuar që virusin ta mbijetojë me pasoja minimale.
 
Rasti nuk është I befasishëm për mjeksinë Bioinzhinieri dr,Goran Kungullovski thekson se matematika është e qartë, do të infektohemi të githë ,zgjedhja do të jetë për atë se nëse ajo do të jete me vaksinë dhe në sasi të kontrolluar apo prej personit të sëmurë dhe me rrezik të pranojmë COVID 19 në sasi të pakontrolluar. Ai shpjegon se cili është dallimi nëse person I vaksinuar është në kontakt me virusin.
 
"Ulet mundësia që virusi të trokasë tek qeliza pasi që sistemi umunitar tani nuk duhe të trajnoni 2 javë ,por ai paraprakisht u është trajnuar që të mos ti lejojë virusit të hyjë tek qelizat.Ky është qëllimi I vaksinave ,edhe nëse jeni në kontakt me të infektuar ,nuk do ti lejoni virusit të hyjë në organizmë.Benefitet e vaksinës janë të dyanshme,zvogëlojnë shpërndarjen e virusit dhe ju ndihmon ju që shumë më lehtë të ballafaqoheni me virusin nëse jeni në kontakt me ndonjë të infektuar", theksoi mjeku për Bioinzhinieri, Goran Kungullovski.
 
Nëse fillmisht theksohej se infektimi ndodh përmes teshtimës dhe pështymës.Hulumtimet e reja kanë treguar se 50 % e infeksioneve ndodhin edhe përmes pikave të virusit në ajër.
 
"Nëse jeni në kontakt në hapsirë jo të ajrosur dhe nëse qëndroni aty për kohë më të gjatë vetë virusi përmes atyre pikave  hynë në traktin e epërm respiratorë përmes hundës dhe gojës", theksoi Kungullovski.
 
Tezat e Kungullovskit lexohen edhe nga rezultatet e hetimit në nivel botërorë.Sipas hetimit më të ri në SHBA 0,007%  nga personat e vaksinuar apo rreth 6000 mijë nga 75 milion janë infektuar pasi që I kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës.
 
Prej tyre 29 % nuk kanë pasur asnjë simptom 7% janë hospitalizuar ndërsa 1 % prej tyre kanë humbur jetën.Magjistri Nenad  Svrzikaba ,I cili doktoron në Oksford në repartin e pediatrisë shpalosë këto shifra tek ne.
 
"Nëse e marrim parasysh psh.tek ne të vaksinojmë 1 milion e 200 mijë banrë ndodhë që vetëm 84 prej tyre të infektohen .Sipas statistikës në Izrael,Britaninë e madhe dhe SHBA se pas  pranimit të dozës së parë të vaksinës keni rreth 72-80 brojtje ndërsa kur ta pranoni dozën e dytë efektiviteti I vaksinës shkon diku rreth 90 %", u shpreh Nenad  Svrzikab, mjek në Oxford. 
 
Ai potencon se është e rëndësishme të dihet se rreth 5 muaj nga infektimi me virusin Korona imuniteti fillon të dobësohet me atë dhe mundësia që antitrupat të neutralizojnë virusin.
 
Organizatat ndërkombëtare të shëndetësisë inkurajon njerëzit të vizitojnë persona të tjerë të vaksinuar,të lirohen nga karantina dhe ti kthehen jetës normale pa maska.
 
FARIJE DAUTI BAKIU