Botë

Kosovë: 7 viktima dhe 335 raste me covid-19

24.04.2021 19:48

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 7 viktima dhe 335 raste të reja me koronavirusi...

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 7 viktima dhe 335 raste të reja me koronavirusi.
 
Rastet e reja dalin pas testimit të 3.252 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.
 
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 484 pacientë, duke e çuar në 90.812 numrin e të shëruarve, që prej paraqitjes së pandemisë në Kosovë.
 
Që nga paraqitja e pandemisë , e deri më sot  Kosova ka regjistruar 103.815 raste me COVID-19 dhe 2.125 viktima.