Kovid-19, 27 të vdekur, 314 të infektuar e 557 të shëruar
Në 24 orët e fundit virusi Korona u ka marrë jetën edhe 27 qytetarëve të vendit, ndërsa numri i rasteve...

Në 24 orët e fundit virusi Korona u ka marrë jetën edhe 27 qytetarëve të vendit, ndërsa numri i rasteve të reja vazhdon të shënojë rënie.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 2.362 testime të realizuara, janë regjistruar 314 raste të reja me Kovid-19, ndërsa 557 pacientë janë shëruar.
Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsejtë 143, më pas radhitet Kumanova me 30 të infektuar, Manastir 18, Velesi 16 dhe Strumica 15.
Shkupi ka regjistruar numrin më të lartë të infektimeve, pasi janë regjistruar 143 të infektuar, derisa nga 22 të vdekurit po ashtu pjesa më e madhe janë nga Shkupi, ku janë regjistruar 8 të vdekur, në Manastir 5, Kumanovë 2, Strumica 2 dhe Kriva Pallanka 2 viktima, nga një viktimë është regjistruar në Tetova, Velesi, Struga, Koçani, Shën Nikollë, Dibër dhe Demir Hisar.
