Maqedoni
Protesta në Shkup, kërkohet lirimi i të dënuarve për 27 prillin
25.04.2021 16:29
Qytetarë, të mbështetur nga partia opozitare, VMRO-DPMNE, dolën në rrugë për të kërkuar liri për të dënuarit...

Qytetarë, të mbështetur nga partia opozitare, VMRO-DPMNE, dolën në rrugë për të kërkuar liri për të dënuarit për dhunën në kuvend më 27 prill të vitit 2017.
Me moton “Demokracia në Maqedoni” dhe “liri për mbrojtësit e Kushtetutës" protestuesit theksuan se veprimet në ngjarjet e 27 prillit nga ana e protestuesve aso kohe kanë qenë në mbrojtje të Kushtetutës.
“Të gjithëve na është e qartë ata që janë në burg kanë qenë plotësisht në të drejtë, ndërsa ata që janë në liri dhe udhëheqin shtetin nuk kanë qenë në të drejtë dhe ato kanë qenë ato që kanë gënjyer, qëllimet e tyre kanë të ndaluara nga ana e kushtetutë mbrojtësve.”,- theksoi një protestues.
“Këtu jemi për të dhënë mbështetje për protestën për lirinë e mbrojtjes së Kushtetutës, të cilët qëndruan në mbrojtjen e shtetit.”,- u shpreh një protestues.
“Ky popull që është mbledhur këtu dëshiron ta thotë atë se ata nuk janë terroristë, ata janë mbrojtës të Kushtetutës dhe në atë kohë në atë ditë ka pasur edhe idealistë për mbrojtjen e atdheut.”,- theksoi një protestues.
“Kërkojmë lirimin e tyre të pakusht në mbajtjen e mëtejshme të dënimit. Kërkojmë që Gjykata Supreme t’i anulojë të gjitha aktgjykimet për ngjarjet e 27 prillit dhe ta rishqyrtojë lëndën për shkak të dëshmive të reja.”,- u shpreh një protestues.
Pjesë e protestës ishte edhe vet kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski.
LSDM: Mickovski mbështet dhunën dhe krimin
Sipas LSDM-së, mbështetja e hapur e Mickosvkit për protestën ku kërkohet lirimi i personave që kanë hyrë në Kuvend dhe kanë demonstruar dhunë ndaj deputetëve dhe gazetarëve tregon se kjo parti është në anën e dhunës dhe krimit.
"Sot, Mickoski, i cili vetë ishte pjesë e turmës para Parlamentit të enjten e përgjakshme, qëndroi pikërisht pas këtyre dhunuesve, qëndroi në mbrojtje të krimit dhe dhunës. I mbështetur nga bashkëpunëtorët e tij, Apasiv dhe Bacev, Mickoski realizon urdhrat e mentorit të tij në Budapest, Nikolla Gruevskit. Qëllimi i vetëm i Mickoskit është të mbrojë krimet në radhët e partisë së tij dhe shefit të tij, Gruevskit. Mickoski është mbetje e regjimit të kaluar, më saktësisht e Gruevskit dhe Mijallkovit, i cili punon në dëm të shtetit dhe qytetarëve.”,- deklaroi Bogdanga Kuzevska nga LSDM.
Për ngjarjet në Kuvend nën akuzën për “terrorizëm dhe prishje të rendit kushtetues”, gjykata ka dënuar me 211 vjet burg 16 persona të akuzuar.
ZEKIRJA MEXHITI
