Botë
Gjermania, në fazë të re të kufizimit të jetës publike. Italia zbut masat anti-Covid nga e hëna. Sistemi shëndetësor indian në prag të kolapsit
25.04.2021 18:13
Gjermania hyn në një fazë të re të kufizimit të jetës publike, duke përfshirë shtetrrethimin kombëtar...

Gjermania hyn në një fazë të re të kufizimit të jetës publike, duke përfshirë shtetrrethimin kombëtar pas miratimit të një ligji të ri shumë të kundërshtuar, që forcon pushtetin e Angela Merkelit për të luftuar kundër pandemisë. Ndërkohë qytetaret janë të ndarë në mendime për masat kufizuese.
“Masat e ndërmarra janë rregull por kjo është e vështirë për të gjithë ne. por kjo është një hap i drejtë për të parandaluar përhapjen e virusit.”,- theksoi një qytetar.
“Për mua është e palogjikshme që nuk do të mund të dalim në mbrëmje.”,- u shpreh një qytetar.
Italia ka mbështetur një zbutje të rregullave Covid nga dita e hëna. Sistemi i kodit me ngjyra do të kthehet, ku deri tani rajonet klasifikohen vetëm si zona të kuqe me rrezik të lartë ose zona portokalli me rrezik të mesëm.
Sipas planit mendohet që 13 rajone dhe dy provinca autonome janë vendosur të bëhen zona të verdha, në mënyrë që baret dhe restorantet të mund të shërbejnë njerëz jashtë në rajone të verdha dhe të bardha dhe të lejohen udhëtimet për punë ose shëndetësi për rajonet portokalli dhe të kuqe.
“Jemi të lodhur duam që të dalim duam liri.” “Një vit punoj nga shtëpia dhe nuk kam pushim gjatë gjithë kohës jemi në shtëpi.”,- deklaroi një qytetar.
Sistemi shëndetësor indian është në prag të kolapsit, i mbingarkuar nga vala e dytë e COVID-19, ku sot regjistroi një rekord prej 295 000 rastesh të reja dhe mbi 2 000 vdekje. Metropolet e ndryshme, para së gjithash kryeqyteti, nuk kanë më shtretër në spitale, me njësi të kujdesit intensiv prej ditësh plot.
Situata është e njëjtë edhe në klinikat private. India nisi një program masiv vaksinimi, por nuk ka qenë i mjaftueshëm për të ndaluar infektimet.
Më shumë se 100 milionë doza janë dorëzuar, por vendi po përballet me fushatë vaksinimi të ngadaltë. Për më pak se pesë muaj nga fillimi i fushatave të para për vaksinim masiv në dhjetor 2020, në mbarë botën janë përdorur më shumë se një miliard doza të vaksinës kundër koronavirusit.
REJHANE BUSHI METAJ
