Botë
Kosovë, 4 të vdekur e 227 të infektuar
25.04.2021 19:37
Në Kosovë janë regjistruar edhe katër viktima nga virusi Korona...

Në Kosovë janë regjistruar edhe katër viktima nga virusi Korona, ndërsa raportohet edhe për 227 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit janë kryer 3 mijë e 10 testime, derisa janë regjistruar edhe 615 të shëruar.
Që prej fillimit të pandemisë Kosova ka regjistruar 104 mijë e 42 raste me COVID-19, prej të cilëve 2 mijë e 129 kanë vdekur dhe 91 mijë e 427 janë shëruar.
Raste aktive jenë edhe 10mijë e 486 persona.
