Maqedoni
Parashikimi i motit
26.04.2021 09:07
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, paradite përkohësisht me vranësira të theksuara....

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, paradite përkohësisht me vranësira të theksuara. Gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, e cila pasdite përgjatë Vardarit në disa vende do të përforcohet.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 18 deri 24 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite përkohësisht me vranësira të theksuara. Gjatë natës në Fushëgropën e Shkupit do të ketë kushte për shi lokal. Do të fryjë erë mesatare juglindore, veçanërisht pasdite. Temperatura minimale do të bie deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 23 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe vranësira. Në mbrëmje parashihet të ketë reshje lokale të shiut.
