Maqedoni
Kuvendi mban seancë, në rend dite interpelanca ndaj Spasovskit
26.04.2021 10:10
Kuvendi sot duhet të mbajw vazhdimin e seancës së 39-të....

Kuvendi sot duhet të mbajw vazhdimin e seancës së 39-të, në të cilën kanë mbetur edhe 24 pika në rendin e ditës.
Në fundin e kësaj seance është edhe interpelanca ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, e inicuar nga Aleanca për Shqiptaret dhe Alternativa. Në rend dite është edhe propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes palëve të Marrëveshjes Veriatlantike për siguri të informacioneve, dhe për emërimin e anëtarëve të Komisionit Rregullatorë për Energjetikë dhe shërbime të ujit. Deputetët gjithashtu duhet të debatojnë për propozim programin për ndryshimin e Programit afatmesëm për formimin, ruajtjen, ripërtëritjen dhe përdorimin e rezervave të mallrave për periudhën 2021-2025, si dhe për propozim ndryshimet në Ligjit për Tatimin mbi Fitimin, për shpalljen e malit Sharr për Park Kombëtar dhe për ndryshimin e Ligjit për Shërbimin në Ushtri, të tre këto propozime në lexim të parë.
