Maqedoni
KSN propozon lehtësim të masave
26.04.2021 10:39
Masat ekzistuese për kufizim të lëvizjes skadojnë nesër...

Masat ekzistuese për kufizim të lëvizjes skadojnë nesër. Pritet që Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ta analizojë gjendjen epidemiologjike, dhe të vendosë nëse do të ketë masa të reja gjatë festës së Pashkës.
Shifrat e të infektuarve gjatë javës që lamë pas shënuan ulje të ndjeshme, megjithëse nurmat e fataliteteve mbeten të larta. Vetëm në të dhënat e 24 orëve të fundit u raportua për 27 viktima, 314 raste të reja dhe 557 pacientë të shëruar. Ka paralajmërime se mund të ketë lirime të masave. TVM 2 jozyrtarsht mëson se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot i ka propozuar Shtabit të krizës, që deri te Qeveria të propozojë ndryshime të masave restriktive të cilat do të vlejnë pas 27 prillit.Që të dy institucionet, propozojnë që ora policore të fillojë në ora 21:00 dhe të mbarojë në ora 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, dhe kafenetë të punojnë në pjesën e hapur. Lehtësimi i masave restriktive vjen për shkak të vazhdimit të trendit të rënies së rasteve të reja pozitive me Covid-19 dhe të pacientëve të shtrirë në spitale. Propozimet do të hyjnë në fuqi, pasi të sjellë vendim edhe Qeveria.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se masat dhanë rezultat. Gjithsesi ai shkroi në profiline tij në Facebook se: “Përvoja na tregoi se ajo shumë shpejtë mund të destabilizohet nëse nuk respektohen masat. Para nesh janë festat, ditët e lira dhe moti i mirë. T’i shfrytëzojmë me përgjegjësi, të mos grupohemi dhe të mos o shkelim masat për mbrojtje”, kumtoi dje Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.
Pritet që deri më 28 prill në vend të arrijnë 200 000 doza të vaksinës “Sinofarm”. Për vaksinim janë paraqitur 192 459 qytetarë . Deri më tani janë vaksinuar 44 974 . Imunizimi më intensivisht pritet të vazhdojë ps mbërritjes së vaksinave të reja.
