Botë
Meta: Asnjë votë të mos tjetërsohet gjatë numërimit
26.04.2021 10:53
Presidenti i shqipërisë Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”...

Presidenti i shqipërisë Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” bën thirrje që asnjë votë të mos tjetërsohet gjatë procesit të numërimit.
“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund.”, shkruan Meta në postimin e tij.
