Kulturë
Çmimet Oskar 2021, Chloe Zhao, regjizorja më e mirë me “Nomadland”
26.04.2021 11:06
Mbrëmë u mbajt edicioni i 93-të me radhë i ceremonisë më të madhe të filmit, ”Oscars”....

Mbrëmë u mbajt edicioni i 93-të me radhë i ceremonisë më të madhe të filmit, ”Oscars”.
Ishte filmi ”Nomadland” i regjisores Chloe Zhaao që theu të gjitha barrierat e bëri kthesë të madhe në historinë e kinematografisë amerikane, pasi ajo u bë e para grua me ngjyrë që fiton çmimin e regjisë më të mirë dhe gruaja e dytë që e arin këtë fitore. Për interpretimin e jashtëzakonshëm në filmin “Nomadland”, Frances McDormand mori çmimin e aktores më të mirë.
E kur të gjithë mendonin se “aktori më i mirë” do të shkonte për të ndjerin Chaduick Boseman, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar, kjo statujë shkoi për të madhin Sir Anthony Hopkins, tashmë në moshën 83-vjeçare, për interpretimin në filmin “The Father”.
Emerald Fenel, fitoi Oscarin për skenarin më të mirë origjinal për filmin “Promising Young Uoman”. Çmimin për skenarin më të mirë të adaptuar e fituan Kristofer Hempton dhe Florian Zeller, për filmin “The Father”. Filmi më I mirë I huaj u shpall ai danez “Another round”.
Oskarin për rolin më të mirë dytësor e fitoi Daniel Kaluya për filmin “Judah and the black messiah”, kurse si aktore më e mirë në rolin dytësor u shpall Yuh-Jung Youn për filmin “Minari”.
