Botë

Gjendet nëndetësja e zhdukur në Indonezi, të gjithë anëtarët e ekuipazhit konfirmohen të vdekur

26.04.2021 11:40

Ushtria e Indonezisë konfirmoi se nëndetësja e zhdukur është gjetur...

Ushtria e Indonezisë konfirmoi se nëndetësja e zhdukur është gjetur dhe se të gjithë 53 pjesëtarët e ekuipazhit brenda kanë vdekur.
 
Duke folur në një konference shtypi në Bali, shefi ushtarak indonezian Hadi Tjahjanto tha se një imazh që është konfirmuar të jetë pjesë e anijes së mbytur përmban spiranca dhe pjesë të tjera të anijes, duke përfshirë rrobat e sigurisë së ekuipazhit.
 
Bazuar në prova autentike, ai tha, “mund të thuhet se KRI Nanggala-402 është mbytur dhe i gjithë ekuipazhi i saj ka vdekur”.
 
Nëndetësja indoneziane u zhduk me ekuipazhin e saj gjatë një stërvitjeje të mërkurën.
 
KRI Nanggala-402 u ndërtua në Gjermani në vitin 1977 dhe hyri në shërbim në Marinën Indoneziane në vitin 1981./Top Channel