Maqedoni

FSPI:pagesë në kohë e pushimeve mjekësore

26.11.2014 16:59

Fondi për Shëndetësi na ka befasuar sot me masat e reja. I siguruari me kohë do t`i marrë paratë pa marrë parasysh nëse firma i ka paguar kontributet ose jo...

Do të garantohet edhe pagesa e kompensimeve gjatë lindjes për personat që janë të punësuar me marrëveshje për kohë të caktuar dhe pagesa vlen edhe nëse e njëjta marrëveshje prishet gjatë mungesës së lindjeve.

Ngel obligimi që të paguhen kontributet për gjashtë muaj para shkuarjes në pushim për gratë shtatzëna.

Për këtë qëllim, ashtu siç informoi në pres-konferencën e sotme drejtoresha e FSSHM-së, Maja Parnaxhieva-Zmejkova,

“Qeveria ka miratuar një model, i cili me kohë do t`i mundësonte njerëzve që t`i paguhen kontributet dhe kompensimet, ku disa personave për të parën herë do t`i bëhet e mundur kjo gjë. Për këtë qëllim, janë të nevojshme edhe ndryshimet ligjore, të cilat duhet të miratohen në tre muajt e ardhshëm”.