“Dhoma Publike”, PTHP me akuzë për për kreatorin e administruesin
Prokuroria e Shkupit ka ngritur akuza kundër dy personave, të moshës 32 dhe 21 vjeç...

Prokuroria e Shkupit ka ngritur akuza kundër dy personave, të moshës 32 dhe 21 vjeç, të cilët akuzohen për krimin e “Prodhimit dhe Shpërndarjes së Pornografisë së Fëmijëve”. Nga Prokuroria Publike sqarojnë se të dy këta persona, akuzohen se në periudhën prej 19.12.2019 deri më 28.01.2020, si themelues dhe moderator të grupit të parë , "Dhoma Publike" në aplikacionin celular Telegram, kishin për detyrë të të kujdeseshin për përmbajtjen tekstuale dhe audiovizive të materialeve që ndaheshin me anëtarët e tjerë të grupit.
Nga Prokuroria thonë se të dy personat, me qëllim lejuan që në grup të shpërndaheshin materiale audiovizive që tregonin veprime të dukshme seksuale me fëmijë. Prokurori kërkon që të zgjatet masa e paraburgimit për dy të pandehurit, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe mundësisë për të ndikuar tek dëshmitarët dhe viktimat dhe për të mbuluar gjurmët e krimit. Grupi i parë "Dhoma Publike", u mbyll po pas pak kohësh u hap një tjetër aplikacion i njejtë me përmbajtje të ngjashme i cili po hetohet.
