Botë
Zgjedhjet në Shqipëri, Soreca: Jo vonesa, shqiptarët duan rezultatin
26.04.2021 13:28
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, vëzhgoi sot nga afër qendrat e numërimit në Shqipëri...

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca , vëzhgoi sot nga afër qendrat e numërimit në Shqipëri ku bëri thirrje që votat të numërohen pa vonesa, me qëllim që qytetarët të njihen sa më parë me fituesin. Soreca kërkoi nga partitë politike të përmbahen dhe të mos bëjnë deklarata euforike për fitoren e zgjedhjeve, pa u numëruar edhe vota e fundit.
“Procesi duhet të vijojë pa probleme dhe pa vonesa sepse qytetarët shqiptarë duan të mësojnë rezultatin e zgjedhjeve. Zgjedhësit shqiptarë e thanë fjalën e tyre dje, pavarësisht pandemisë, pati një pjesëmarrje të lartë. Kam mirëpritur projektin pilot të votimit dhe numërimit elektronik, si shenjë shumë e mirë e gjërave që do të vijnë në të ardhmen. Po presim me qetësi rezultatin e zgjedhjeve, ashtu siç kanë bërë thirrje edhe liderët politikë të Shqipërisë, përfshirë presidentin. Derisa të numërohet edhe vota e fundit, duhet të presim me qetësi për të mos arritur në përfundime.”, tha Luigi Soreca, ambasador i BE-së në Shqipëri
