Maqedoni

Kumanovë, Zaharieva: Bie numri i të infektuarve, pritet mbyllja e njërës nga 3 Kovid qendrat

26.04.2021 13:51

Për shkak se piku i valës së tretë i Pandemisë Covid-19, rajonin e Kumnaovës e përfshiu më vonë...

Për shkak se piku i valës së tretë i Pandemisë Covid-19, rajonin e Kumnaovës e përfshiu më vonë, prandaj edhe më vonë ka filluar të vërehet rënie e lehtë e numrit të të infektuarëve me Virusin Korona.  Gjithashtu ka filluar të bie edhe numri i të hospitalizuarve të cilët zakonisht në spital qëndrojnë nga dy por edhe deri në katër e më shumë javë, varësisht nga pasqyra klinike e pacientit.
 
“Për momentin në të trija Covid qendrat në Spitalin e Përgjithshëm janë të hospitalizuar 93 pacientë me Covid-19, kurse 97 pacientë trajtohen në spitalin ditorë, që për dallim nga javët e mëparshme është numër më i ulët. Sa për ilustrim të theksoj se gjatë ditës kishim mbi 800 pacientë kurse tani numri ka rënë në 670 pacientë të cilët vijnë për tu kontrolluar. Andaj shpresojmë se numri i zvogëluar i kontrolleve do të rezultojë edhe me numër më të vogël të të hospitalizuarëve.Gëzon fakti se edhe numri i të lëshuarve nga spitali po shënon rritje, kurse si rezultat i kësaj presim edhe mbylljen e njërës nga Covid qendrat e Spitalit në Kumanovë”, tha Snezhana Zaharieva, drejtoreshë e spitalit të përgjithshëm të Kumanovës.
 
Në kushte të Pandemisë Spitalin e Kumanovës me një donacion modest e ka ndihmuar edhe shoqata e pensionistëve të Kumanovës.
 
“Këshilli drejtues i Shoqatës së Pensionistëve të Kumanovës solli vendimin që të ndihmojë Spitalin e Kumanovës me Çarshafë, Batanije e Jastukë, që simbolikisht të vërehet edhe kontributi ynë në luftën kundër Pandemisë Covid-19”, tha Bllage Jakimovski nga Shoqata e Pensionistëve të Kumanovës.
 
Edhe përkundër faktit se ka filluar të regjistrohet rënie e lehtë e të të infektuarëve me Covid-19, megjithatë aktualisht numri i rasteve aktive arrinë shifrën 1159.  
 
FATLUM AQIFI