Ekonomi

KRRE: Ulet çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95

26.04.2021 14:12

Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendimin, me të cilin ulet për gjysmë denari...

Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendimin, me të cilin ulet për gjysmë denari çmimi i benzinës Eurosuper BS-95, ndërsa çmimi i derivateve të tjera mbetët i njëjtë.

“Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98, të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel siç janë përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 19.04.2021”, njoftojnë nga KRRE. 
 
Pas këtij vendii cmimet e reja të derivative do të jenë si viijon: EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 67denarë/liter,  EUROSUPER BS -98  për 69 denarë/liter, EURODIZEL BS për 58,50 denarë/liter, Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 për 58 denarë/liter dhe Mazut М-1 su do të shitet për 34,592 denarë/kilogram.