Maqedoni

LSDM: VMRO-DPMNE mbrojti krimet e Gruevskit

26.04.2021 14:28

LSDM ka akuzuar VMRO-DPMNE-në, se pa asnjë turp i cilëson si mbrojtës të Kushtetutës...

LSDM ka akuzuar VMRO-DPMNE-në, se pa asnjë turp i cilëson si mbrojtës të Kushtetutës, njerëzit që para katër viteve me dhunë dhe me armë hynë në Kuvend me qëllimin  për të vrarë deputetë, të rrahin gazetarë dhe punonjës të shërbimeve të Kuvendit. Sipas LSDM-së, njerëz të tillë janë kriminelë ordinerë, që u nxitën për trazira nga shefi i Mickoskit që aktualisht gjendet në arrati  në Budapest, pikërisht për për të cënuar rendin kushtetues.
 
“Ata njerëz më 27 Prill, mes të cilëve edhe Mickoski, nuk e mbrojtën Kushtetutën, por krimet e Nikolla Gruevskit. Sot katër vite me vonë, Mickoski,  jo vetëm që nuk kërkoi falje e as që ndjen keqardhje për “të enjten e përgjakur”, por haptazi mbron dhunuesit, kriminelët dhe fashistët. 27 Prilli është data më e zezë në historinë e demokracisë, por edhe datë të cilën VMRO-DPMNE-ja e kremton në vend se të kërkojë falje.”, tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.
 
VMRO-DPMNE: Nuk ndalemi derisa nuk sundon drejtësia
 
Ndërkohë nga opozita maqedonase theksojnëse populli nuk do të jetë i qetë përderisa nuk sundon drejtësia. Qytetarët me të drejtë kërkojnë lirimin e mbrojtësve të kushtetutës sepse padrejtësisht u dënuan nga qeveria e Zaevit, thonë nga VMRO-DPMNE. 
 
“VMRO-DPMNE do të luftojë së bashku me popullin për korrigjimin e të gjitha padrejtësive dhe përgjegjësisve ndaj të gjithëve,  pa marrë parasysh për kënd bëhet fjalë. Rasti duhet sërish të hapet dhe, të dënuarive padrejtësisht, t’ju jepet shansa ta dëshmojnë pafajsinë e tyre. Nuk duhet të lejojmë padrejtësi.”, thuhet në komunikatëne VMRO-DPMNE-së.
 
Protesta e VMRO-DPMNE-së, MPB: Gjuajtën ndaj policisë, ndalohen dy persona
 
Policia  ndërkohë ka ndaluar dy persona për shkak se gjatë protestës së të dielës, kanë sulmuar me gjësende të forta pjestarët e policisë që kujdeseshin për reëndin gjatë protestës. MPB  njofton se më 25 Prill, nga ana e zyrtarëve policor të SPB-Shkup, janë ndaluar D.K (22 vjeç) dhe M.L (23 vjeç). Është njoftuar Prokurori Publik, sipas rekomandimit të së cilit personat janë mbajtur në stacionin policor, kurse pas urdhërit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e M.L dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet kallëzim adekuat penal – thuhet në komunikatën e MPB-së. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU